Arsenali, ofensivë për Christos Tzolis

Arsenali, ofensivë për Christos Tzolis

Referuar Premier Leagues sigurisht Arsenali do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës. 

‘’ Topchinjtë ‘’ janë tejet të fuqishëm në aspektin ekonomik të cilët zhvilluan një sezon fantastik nën drejtimin e Mikel Artetas duke arritur deri në finalen e Champions League. 

Christos Tzolis tashmë është përfshirë në listën e spanjollit, pjesë e Club Brugges. 

Sulmuesi kontriboi me 22 gola dhe 29 asiste në 52 sfidat e sezonit të kaluar, një ndër më cilësorët në kontinentin e vjetër. 

Dyert e ‘’ Emirates ‘’ janë hapur për ishi-n e Norwich City-t, të cilin e presin kampionët në fuqi të Premier Leagues.

 Lojtarë si Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard nuk e kanë të sigurtë qëndrimin në Londër dhe për grekun është një shans që s’duhet humbur. 

Golashënuesit i përfundon kontrata me gjigandët e Jupiler Pro League në qershorin e 2029-tës, i cili e ka eksperiencën e mjaftueshme edhe në kompeticionet europiane. 

Kalimi tek ‘’ The Gunners ‘’ mund ti shërbejë për tu përmirësuar në çdo aspekt dhe për më tepër të luftojë për tituj të rëndësishëm në vijimësi. 

Vlera e kartonit sipas ‘ Transfermarkt ‘ i kalon 40 milionë eurot, e justifikueshme nga paraqitjet e deritanishme, aspak problematike për Stan dhe Josh Kroenke. 

Siç dihet kampionati anglez është tepër sfidues por duhet theksuar se bëhet fjalë për një element që e ka treguar gjithmonë potencialin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy