Starova: Dihet situata ku ndodhet Vllaznia. Nuk mund të thuhet për kampion, pa u ndërtuar skuadra

Starova: Dihet situata ku ndodhet Vllaznia. Nuk mund të thuhet për kampion, pa u ndërtuar skuadra

Sulejman Starova, specialist futbolli, duke folur për largimin e trajnerit të Partizanit, Xhovani Kolela, tha se ai kishte merita për titullin, ndërsa shtoi se të kuqtë janë në kohë për trajnerin e ri.

Në lidhje me trajnerin e ri të Vllaznisë, Migen Memelli, Starova në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se nuk mund të flitet për titull kampion, nëse nuk është ndërtuar akoma skuadra.

Kolela e ka filluar mirë, ka pasur rezultate të mira. Në fund fare, fituesi nuk gjykohet. Për klubin është në kohë për të gjetur zëvendësuesin. Fakti është që ka pasur shumë lëvizje te Partizani. Çdo trajner ka të metat e veta. Nuk i kanë munguar ndeshjet e mira Partizanit. Ka pasur shumë aktivizime të lojtarëve të rinj. Kur pretendon për kampion, duhet më shumë kujdes. Trajneri e ka meritën sepse ka dalë kampion.

Vllaznia kapi Europën në fund. Është ndryshe te Partizani, se skuadra është gati dhe për kampion. Situata te Vllaznia nuk është kështu. Janë larguar pesë lojtarë titullarë. Ka ardhur stafi i ri.

Në këtë situatë që është Vllaznia, nëse do më thoje mua, a del kampion, do thoja prit njëherë se kam sedër dhe nuk marr këto përgjegjësi. Shkodranët që e duan Vllazninë, e dinë situatën ku është skuadra. E di ai që ka Fiorentinën, që nuk del kampion. Vllaznia është brand për kampion, por situata është e tillë, që duhet bërë skuadra njëherë.

U zhgënjyen me lojtarin më të paguar, lojtarët po lëvizin. Ky projekt i ri, është shumë i thjeshtë për tu kuptuar. Të gjithë e dinë se çfarë markë është Vllaznia dhe duhet për kampion, por do kohën e vet kjo. Një njeri që mendon drejt, e kupton që këtë ju duhet pak kohë. Duhet pak për tu formuar skuadra. Kur të largohen lojtarët, duhet të jesh i kujdesshëm kur thua për kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy