
Drejt fundit të 15 sezoneve me Real Madridin , në derën e Marcelo Vieira kanë trokitur dy skuadra me shumë famë në Brazil. Fluminense dhe Atletico Mineiro do të luftojnë për ta rikthyer 33 vjeçarin aty ku u bë i njohur, pas shumë sukseseve me ‘’ Galaktikët ‘’ me të cilët është shëndërruar në lojtarin e huaj me më shumë ndeshje në historinë e tyre.
Etapa në kontinentin e vjetër po shkon drejt fundit për një lojtar që i ka treguar besnikëri absolute kryeqytetasve dhe meriton ta finalizojë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vendimi për të ardhmen do të ketë vështirësitë e veta sepse anësori mendon se ka për ti dhënë akoma futbollit dhe sipas ‘ Cadena Cope ‘ , tërheqja nga ky sport mund të jetë në në shtetin e tij , e cila do të ishte një kënaqësi e veçantë për mbrojtësin nga Rio de Janeiro .
Eksperienca e fituar tek ‘’ Los Merengues ‘’ sigurisht meriton të vijojë rrugëtimin tek një skuadër me emër , ashtu siç e bëri edhe me kryeqytetasit por këtë herë në një kontinent ndryshe , ku futbolli konsiderohet ndër sportet më të rëndësishëm .
Megjithatë duhet pritur vendimi i Marcelo Vieira i cili mund të konsiderohet një ikonë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , lojtar që gjithmonë është shquar për dhënien e 100 % në përfaqësimin e një ndër bluzave me më shumë peshë në futboll.



