Ç'po ndodh me Ronaldon, policia zbarkon në superjahtin e yllit Madrilen në Ibiza (FOTO)

Ç'po ndodh me Ronaldon, policia zbarkon në superjahtin e yllit Madrilen në Ibiza (FOTO)

Prej ditësh, ylli portugez Cristiano Ronaldo ndodhet në Ibiza ku po pushon para nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Por Ronaldo ka pasur një surprizë të pakëndshme së fundmi kur policë doganorë të armatosur kanë zbarkuar në jahtin e tij për inspektim. 

Mediat spanjolle shkruajnë se jahti ishte në det të hapur pranë Formentera-s. Ronaldo ishte në jaht së bashku me të dashurën Georgina Rodriguez, disa miq të tij dhe nënën Dolores.

Inspektimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa Ronaldo nuk ka komunikuar në asnjë moment me zyrtarët. Një person tjetër në bordin e jahtit ka komunikuar me zyrtarët e doganës dhe duke i treguar edhe dukumentacionin e nevojshëm atyre. Më pas, ata janë lënë të lirë duke u rikthyer për në Ibiza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy