Vllaznia ka mposhtur Skënderbeun në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Abissnet Superiore.
Një goli i Ardit Hoxhajt në minutën e 23-të dhe Aralica në minutën e 88-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve që ngjiten në kuotën e 23 pikëve, po aq sa Kukësi i vendit të dytë dhe 4 më pak se Tirana kryesuese.
Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë foli e gjitha për Vllazninë, ndërsa e dyta ishte e kundërta, me korçarët që krijuan më shumë, por pa mundur të gjejnë dot golin, diçka që e bëri skuadra e Brdaric. Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të me 11 pikë.



