Supersfidë angleze për Mitoma

Supersfidë angleze për Mitoma

Manchester United dhe Manchester City do të zhvillojnë një tjetër derbi, këtë herë në merkaton e dimrit për Karou Mitoma. Japonezi është shëndërruar në një prioritet për këto dy ekipe , sulmues që po spikat , sidomos për shpejtësinë , cilësitë në metrat e fundit dhe efikasitetin në një kundra një. Prezenca e tij i ka dhënë avantazhe të dukshme Brightonit, skuadër e cila tejkaloi çdo pritshmëri dhe në sezonin aktual përfaqësohet edhe në Europa League. Parashikohet një sfidë shumë e luftuar ndërmjet ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ për 26 vjeçarin, i cili ka shansin të hedhë një tjetër hap të suksesshëm në karrierë , tek një ndër ekipet më të shquar të Premier Leagues dhe më gjerë . Deri në këtë moment Karou Mitoma numëron 3 gola dhe 3 asiste në 7 sfida dhe ka ndikuar në rezultatet pozitive të Brightonit. Një tjetër aspekt tjetër që duhet të merret në konsideratë është se aktualisht realiteti i ekipeve të sipërpërmendura është i ndryshëm, jo vetëm në kampionat por edhe në Europë, fakt që mund të ndikojë në vendimarrjen e ishi-t të Kawasaki Frontales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy