Prej kohësh disa ekipe në Premier League e kanë tentuar vazhdimisht Martin Zubimendin.
Ndër to ka spikatur Arsenali fillimisht dhe më pas Liverpooli.
Nën drejtimin në Arne Slot ‘’ The Redsat ‘’ po tentojnë të përforcojnë mesfushën, për të cilin drejtuesit e Real Sociedadit kanë paracaktuar 60 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.
Sipas informacioneve të fundit spanjolli i ka thënë ‘’ po ‘’ Liverpoolit, një ekip që ka mbetur në prapavijë prej vitesh në aspektin e titujve.
Kapaciteti për të krijuar, organizimi i lojës dhe efektiviteti në rikuperimin e topave e shëndërron 25 vjeçarin në një element bindës për të ardhmen.
Edhe në Europianin e kësaj vere Martin Zubimendi rezultoi një vlerë e shtuar në sfidat me ‘’ La Furia Rojan ‘’, e cila e fitoi këtë kompeticion për herën e katërt në histori, nën drejtimin e Luis de la Fuentes.
Ndërkohë që drejtuesit e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ do të kenë një sfidë të vështirë përpara për ti gjetur një zëvëndësues, i cili zhvilloi gjashtë sezone me këtë skuadër.
Me ekipin nga San Sebastian Martin Zubimendi u aktivizua në 45 sfida nga traineri Imanol Alguacil, të shoqëruara me 4 gola.



