
Pesë ndeshje të Superiores dhe dy ndeshje të Kategorisë së Parë, do të transmetohen në ekranin e MCN.
Kukësi pret Skënderbeun të premten në orën 15:00, ndeshje e cila do të transmetohet në MCN 24. Paralelisht në MCN TV, do të transmetohet sfida mes Erzenit dhe Tiranës.
Të shtunën, Laçi përballet me Egnatian, ndërsa spikat Partizani-Dinamo City, sfidë të cilën mund ta ndiqni në MCN TV.
Të dielën, do të transmetohen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, Flamurtari-Elbasani dhe Apolonia-Bylis.



