
Këto ditë kanë rezultuar deçizive për të ardhmen e Alejandro Garnachos.
Flitet se sulmuesi do të largohet nga Chelsea, për të cilin është interesuar Roma.
Gian Piero Gasperini e kërkon medoemos në ‘’ Olimpico ‘’ duke qenë se 22 vjeçari bën diferencën në metrat e fundit.
Mungesa e mintuave e ka përforcuar faktin se shumë shpejt mund ti japë lamtumirën ‘’ Stamford Bridges ‘’ dhe sipas Gianluca Di Marzios krerët e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ tashmë e kanë bërë ofertën.
5 milionë euro për huazimin e fantazistit, shtuar edhe 35 të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit, natyrisht në varësi të performancave në vijimësi.
Seria A mund të rezultojë destinacioni ideal për ishi-n e Manchester United, për të cilin po lëvizen shumë shpejt gurët.
Vetë Xabi Alonso e ka deklaruar se nxënësi i tij është në shitje, të cilin e presin ish fituesit e Conference Leagues.
Ndërkohë, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ synojnë të arkëtojnë rreth 50 milionë euro, ç’ka ja komplikon arritjen e objektivit Romës.
Parashikohet një periudhë negociatash intensive duke ditur që Roma konsiderohet një pretendent për fitimin e titujve në të ardhmen e afërt, jo vetëm në Itali.



