
Kosova U-19, ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer ndaj moshatarëve të Ukrainës, në kualifikueset e Europianit.
“Dardanët” triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 përballë Ukrainës. Dopieta e Gashijan dhe golat e Bujupit e Ramës, i dhanë fitoren Kosovës.
Me këtë fitore, skuadra kosovare ngjitet në krye të grupit me 4 pikë, po aq sa edhe Sllovakia e vendit të dytë pas dy ndeshjeve të para.



