Atletico Madridi, insiston për Mikel Merinon

Atletico Madridi, insiston për Mikel Merinon

 Pas Arsenalit, edhe drejtuesit e Atletico Madridit i janë rikthyer një objektivi të vjetër.

Mikel Merino po tentohet edhe nga Barcelona, lojtar për të cilin ato të Real Sociedadin dëshirojnë të arkëtojnë 35-40 milionë euro.

Rëndësia tek ekipi nga San Sebastian nuk ka nevojë për koment por interesi masiv ndoshta do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Reale Arena ‘’ gjatë merkatos së verës.

28 vjeçari përveç bardhebluve ka treguar vlerat edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes, me të cilën e fitoi Europianin e zhvilluar në Gjermani.

‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do të dorëhiqen deri sa ta transferojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ Mikel Merinon, me  të cilin traineri Diego Simeone ka biseduar personalisht për të parë se deri ku mund të arrijë kjo histori.

Ditët vijuese parashikohen determinante për të ardhmen e ishi-t të Newcastle United, i cili po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës dhe shumë shpejt mund të jetë pjesë e një ekipi elite në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy