Kupa e Shqipërisë/ Dinamo përmbys Erzenin, katër skuadrat që u kualifikuan

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo përmbys Erzenin, katër skuadrat që u kualifikuan

U luajtën ditën e sotme edhe 4 ndeshjet e fundit, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

Në Grupin A, Dinamo ia doli të kualifikohet ndaj Erzenit, ndonëse në ndeshjen e parë u mposhtën 1-0. Blutë e kryeqytetit ia dolën të marrin një fitore të rëndësishme, teksa triumfuan 2-0, falë golave të Eni Imamit në minutën e 3-të dhe Agim Ibraimit në minutën e 7-të.

U kualifikua për më tej edhe Bylisi që eliminoi Orikun, pasi fitoi 5-0 në shtëpi. Ndeshje me të vërtetë spektakolare ishte ajo mes Burrelit dhe Besëlidhjes, e cila u mbyll me fitoren e lezhjanëve 2-4, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Sfida e Grupit B, mes Tomorit dhe Lushnjës u mbyll në barazim 0-0, por u kualifikuan beratasit, pasi në ndeshjen e parë kishin triumfuar 3-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy