
Pas një eksperience pozitive në Primera Division, sidomos me Real Betisin , për Emerson Royal nuk mund të thuhet e njëjta gjë tek Tottenham Hotspuri .
Mbërritja e Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’ ka rezultuar katastrofike për brazilianin i cili i ka detyruar ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ ta nxjerrin në shitje.
‘’ Spursat ‘’ nuk mund të presin gjatë pasi vijojnë luftën për pjesëmarrjen në Uefa Champions League dhe kanë deklaruar se nuk do të pranojnë oferta më inferiore se 23-25 milionë euro.
23 vjeçarit nuk i ka shkuar i gjithë mundi dëm sepse sipas ‘’ The Mirror ‘’ fqinjët e Arsenalit duan ta transferojnë në ‘’ Emirates ‘’ sepse Mikel Arteta mendon se mund ti shërbejë ‘’ Topchinjve ‘’.
Buxheti i konsiderueshëm i kryeqytetasve do të përqëndrohet më së shumti tek fuqizimi i ofensivës e cila ka ngelur pa një pykë pas largimit të Aubameyang dhe atij të Lacazettes në fundin e sezonit por edhe repartet e tjera kërkojnë ndërhyrje për të qenë në një formë optimale gjatë vijuesit ku do të tentohet rifutja në elitën europiane dhe gjithashtu fitimi i trofeve.
E kaluara në La Liga ka marrë pëlqimin edhe të Diego Simeones dhe nëse konsiderohet stili i lojës së Emerson Royal, konkludohet se Primera Division është ambjenti më i përshtatshëm për brazilianin.
Pas shumë disfatash , jo të lehta për tu harruar , ‘’ The Gunners ‘’ janë optimistë për më tej dhe synojnë ti rrëmbejnë kundërshtarëve një element që është anashkaluar nga Antonio Conte, trainer i cili nuk po arrin të japë maksimumin pavarësisht se i njeh me detaje ‘’ The Whites ‘’ , edhe për arsye të së kaluarës nën drejtimin e Chelseat .
Traineri spanjoll Mikel Arteta mendon se Emerson Royal mund të konkurrojë me Cedric Soares dhe Takehiro Tomiyasu dhe ti ofrojë më shumë opsione anglezëve për arritjen e objektivave të cilat do të kenë në nevojë për shumë kohë dhe përkushtim , nga një skuadër që nuk ka mundur akoma ta thyejë akullin.



