Futsall, Shqipëria mëson kundërshtarët për Kupën e Botës 2024

Futsall, Shqipëria mëson kundërshtarët për Kupën e Botës 2024

Shqipëria e futsallës, ka mësuar ditën e sotme kundërshtarët me të cilët do të përballet në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2024. Kuqezinjtë që drejtohen nga Erind Resuli janë shortuar në Grupin E, aty ku gjithashtu bëjnë pjesë edhe Suedia, Austria dhe Andorra.

Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill. Verdheblutë janë përzgjedhur si organizatorë të turneut. Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.

Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Shqipëria do të tentojë të arrijë sa më shumë pikë të jetë e mundur, në mënyrë që më pas të arrijnë kualifikimin, ndonëse duket shumë e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy