
Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpool në merkaton e verës. Sulmuesi senegalez ka vendosur të ndryshojë ambient dhe në ditët e ardhshme do të zgjedhë skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.
Pas 6 sezoneve si pjesë e Liverpool, Mane dëshiron të provojë veten në një skuadër tjetër dhe duket se finalja e Champions League ndaj Real Madrid ka qenë ndeshja e fundit me fanellën e Liverpool.
Sipas asaj që zbulon eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Mane ndiqet me interes nga Bayern Munich, me kampionët e Gjermanisë që duan ta kenë pjesë të tyre, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.



