
Ramiz Sadiku, është skuadra e fundit që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti ditën e sotme KEK-un me rezultatin 2-1.
Ditën e djeshme, Prishtina eliminoi Ballkanin, pas 120 minutave lojë, duke triumfuar 2-1, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1.
Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Drita që eliminoi Ulpianën, pas fitores së pastër me shifrat 3-0.
Llapi ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Gjilanit, falë dy golave të shënuar në minutat e fundit nga Fazliu dhe Firmino.



