
Eksperienca në Arabinë Saudite për Joao Felix besohet se shumë shpejt do të përfundojë.
Portugezi po zhvillon sezonin e dytë në rradhët e Al-Nassr i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në Europë.
Kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2027-tës, për të cilin tashmë është interesuar Juventusi.
26 vjeçari është përballur në të shkuarën me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ duke qenë se përfaqësoi Milanin dhe një rikthim në Serinë A mund të rezultojë fillimi i një tjetër aventurë në karrierë.
Megjithatë sipas ‘ Sport ‘ agjenti Jorge Mendes është shprehur në lidhje me vijimësinë e Joao Felix i cili e vendos theksin tek rikthimi në Barcelonë.
Pengesa në këtë histori është se traineri Hansi Flick e ka të mirëmbuluar pozicionin e ekstremit dhe në këtë aspekt bardhezinjtë avantazhohen automatikisht.
Në 2023-2024-tën luzitani provoi veten tek ‘’Blaugranët ‘’ në cilësinë e të huazuarit, i cili kontriboi me 10 gola dhe 6 asiste në 44 sfida.
Ndërsa gjatë etapës në Arabinë Saudite e ndihmoi Al-Nassr me 22 gola dhe 15 asiste në 39 sfida.
Sipas Ekrem Konur ish rekordmenët e Italisë kanë më tepër shanse por për lojtarin nga Viseu ka shprehur interes edhe Manchester United.
Vlen të theksohet se merkatoja e janarit do të jetë deçizive për golashënuesin i cili është i ndërgjegjshëm se e pret një ekip me shumë histori dhe i suksesshëm, në Itali dhe më gjerë.



