Italia nuk është më e pathyeshme, Spanja hakmerret dhe fluturon në finale (VIDEO)

Italia nuk është më e pathyeshme, Spanja hakmerret dhe fluturon në finale (VIDEO)

Spanja i ka dhënë fund rekordit të Italisë, me këta të fundit që shijojnë humbjen e parë pas plot 37 ndeshjeve. Iberikët e drejtuar nga Luis Enrique triumfuan me rezultatin 1-2 në gjysmëfinalen Ligës së Kombeve, duke u kualifikuar kështu në finale, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Belgjikë-Francë.

Spanja merr hak kështu ndaj Italisë, pas atij eliminimi në gjysmëfinalen e Europianit në verën që lamë pas. Për sa i përket ndeshjes së zhvilluar në “San Siro”, spanjollët iu falën dy golave të shënuar nga Ferran Torres në pjesën e parë në minutat 17 dhe 45+2.

Italianët nga minuta e 42-të, luajtën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq. Në pjesën e dytë Pellegrini shënoi për skuadrën e Mancinit në minutën e 83-të, por goli i tij kishte vetëm vlerë statistikore. Mbyllet kështu ecuria e gjatë prej 37 ndeshjesh pa humbje e Italisë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy