
Rikthehet ditën e sotme kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Champions League. Për sot janë rezervuar 8 ndeshje, të vlefshme për fazën e grupeve.
Padyshim vëmendja më e madhe është te ndeshja e Grupit E, Barcelona-Bayern Munich. Katalanasit do të kërkojnë një lloj hakmarrje për atë humb je të pësuar një vit më parë pikërisht nga bavarezët, në gusht të vitit të kaluar.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Nuk mungojnë as sfidat e tjera interesante, si Malmo-Juventus, Villarreal-Atalanta, Chelsea-Zenit, apo edhe Young Boys-Manchester United.
Ndeshjet e ditës së sotme:




