Duka për Hysajn: Vlerat e tua do triumfojnë ndaj dhunës verbale

Duka për Hysajn: Vlerat e tua do triumfojnë ndaj dhunës verbale

Në mbështetje të Elseid Hysajt ka dalë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka reaguar, për situatën e vështirë me të cilën po përballet mbrojtësi i Shqipërisë, të cilit i kanë dalë kundër ultrasit e Lazios, për shkak se këndoi “Bella Ciao”, këngë në mbështetje të lëvizjeve partizane.

Në postimin e bërë, Duka shpreh mbështetjen maksimale për shkodranin, duke thënë se është i bindur se vlerat e Hysajt do triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike.

“I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cenon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.”, shkruan Duka në postimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy