Manchester United pëlqen Keylor Navasin

Manchester United pëlqen Keylor Navasin

  Mbërritja e Gianluigi Donnarummas në Paris  ka theksuar një provë të vështirë për të ardhmen e  Keylor Navas .  22 vjeçari do të marrë në dorë fatet e portës së kryeqytetasve  të cilët prej shumë vitesh ngulmonin për italianin  . Dihet që portieri nga Kosta Rika do të mbetet  në prapavijë por orët e fundit Manchester United ka shprehur dëshirën e transferimit të ishi-t të Real Madridit në   ‘’ Old Trafford ‘’ .  Pa dyshim që interesi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ entuziazmon çdokënd për vetë faktin e historisë së suksesshme që mbajnë mbi supe  të cilët kanë vuajtur gabimet e njëpasnjëshme të  David De Geas  . Ky fakt nuk është toleruar nga traineri Ole Gunnar Solskjaer që ka vendosur t’ia japë kënaqësinë e titullarit Dean Henderson  dhe tashmë me këtë alternativë është gjeneruar një tjetër perspektivë për të ardhmen e portës tek 20 herë kampionët e Premier Leagues .

Humbja e  Europa Leagues nga  pika e 11-metershave kundër Villarealit akoma nuk është harruar  nga drejtuesit e  Manchester United  që kanë për  detyrë të jenë shumë vigjilentë në merkato për përmirësimin e çdo aspekti ku kjo skuadër ka çeduar .  Por eksperienca me ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe sidomos ajo me Real Madridin është një faktor domethënës për Manchester United për të siguruar një herë e mirë këtë repart .

Gjithsesi për lojtarë të kalibrit të tillë që kanë zhvilluar një eksperiencë pozitive në Europë  normalisht që pretendentët nuk mbarojnë me kaq sepse  Juventusi me Romën kanë shpallur kandidaturat për Keylor Navasin  . Italianët janë në rindërtim e sipër dhe do ta startojnë sezonin me objektivin e  protagonizmit  të padiskutueshëm në çdo kompeticion.

Fakti i të qënit në këto standarte automatikisht e  bën edhe më interesant këtë operacion sepse  portieri nga   San Jose mbetet një figurë për tu vlerësuar pasi ka milituar në skuadra me një peshë të caktuar  si në kampionatet e tyre respektive dhe me gjerë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy