Chelsea zyrtarizon Andrey Santos

Chelsea zyrtarizon Andrey Santos

 Duket se Chelsea do të jetë përsëri protagonist në merkaton e verës.

Londinezët kanë arritur akordin me mesfushorin e Vasco Da Gamas Andrey Santos, i cili pretendohej nga disa klube të njohura në kontinentin e vjetër .

18 vjeçari do të qëndrojë tek brazilianët në formën e huazimit deri në përfundimin e sezonit aktual.

13 milionë euro i ka kushtuar xhepave të Todd Boehly-t transferimi i talentit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , për të cilin ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mposhtën Barcelonën.

Andrey Santos ka nënshkruar një kontratë që i siguron qëndrimin në Londër deri në 30 qershorin e 2023-tës dhe si shumë lojtarë do të provojë emocionet që të dhuron futbolli anglez , mbi të gjitha ai europian.

Prej kohësh tashmë , nga specialistët e shumtë lojtari nga Rio De Janeiro konsiderohet një ndër figurat e të ardhmes në kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’ dhe sigurisht do të tregojë aftësitë në një ndër ligat më kompetitive të këtij sporti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy