Luis Suarez mund të rikthehet në "Camp Nou"

Luis Suarez mund të rikthehet në "Camp Nou"

 Sezonin e shkuar Atletico Madridi pati fatin e transferimit të një golashënuesi si pak të tillë në qarkullim . Luis Suarez rezultoi qershia mbi tortë për ‘’ Los Colchoneros ‘’ , atëherë kur më së shumti ndihej mungesa e një lojtari determinant në metrat e fundit .

Ecuria e madrilenëve i dha të drejtë drejtuesve sepse pas shumë vitesh u shpallën kampionë të La Ligas duke shkelmuar  protagonizmin e Barcelonës dhe Real Madridit .Transferimi i uruguajanit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ prodhoi disa prapaskena të pakëndshme të shoqëruara  me disa deklarata të ‘’ El Pistoleros ‘’ kundër  katalanasve por historia ka ndryshuar sepse 34 vjeçari ka shënuar rënie në ndeshjet e fundit dhe  ‘’ Camp Nou ‘’ ja ka hapur derën prej kohësh . 

Këtij lajmi i ka dhënë dritë gazetari i famshëm Ekrem Onur i cili nuk e përjashton se shumë shpejt rruga e Luis Suarez dhe Barcelonës mund të ribashkohet  dhe tekniku Xavi Hernandez i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ pa e menduar asnjë sekond sepse është i vetëdijshëm për revolucionin që mund të shkaktojë prezenca e ishi- të Liverpoolit në ofensivë .  

Ndryshimi i vetëm në këtë histori do të ishte  pretendimi  i lojtarit të kombëtares ‘’ Charrua ‘’ që normalisht duhet të jetë  më inferior se rroga e tij tek Barcelona dhe nëse gjithçka do të shkojë ashtu siç shpreson Joan Laporta pa diskutim do të ishte një ndër transferimet më pikante  të merkatos .

Një aspekt favorizues për Luis Suarezin gjithmonë nëse do të vendosë për kuq e blutë është se e njeh me detaje këtë skuadër me të cilën ka shijuar trofe të rëndësishëm  por do ti mungonin shumë dy shokët më të ngushtë si Neymar Junior dhe Lionel Messi , treshe që dominoi çdo mbrojtje kundërshtare në të kaluarën .

 

                 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy