Grumbullimi i Shqipërisë, Broja dhe Bare stërviten të diferencuar

Grumbullimi i Shqipërisë, Broja dhe Bare stërviten të diferencuar

Kombëtarja shqiptare, vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, e cila do të luhet këtë të enjte në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq, mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar nga grupi.

Sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.

Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy