Derbi madrilen për Adrien Rabiot

Derbi madrilen për Adrien Rabiot

 Sezoni shumë i mirë i Adrien Rabiot në rradhët e Juventusit u pasua me grumbullimin nga Didier Deschamps edhe në Europian.

Mesfushori i dha lamtumirë këtij evenimenti në gjysëmfinale por paraqitjet e bëra kanë filluar ti sigurojnë pretendentë seriozë.

Edhe në Spanjë do të zhvillohet një derbi madrilen për 29 vjeçarin ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Lajmi është publikuar nga e famshmja ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, lojtar i cili është kthyer nga pushimet dhe po analizon çdo ofertë për të ardhmen.

Agjentja dhe njëkohësisht nëna e tij Veronique Rabiot po punon me përkushtim për ti siguruar transferimin tek një ekip tek i cili do të ndihet komod dhe natyrisht do të ketë mundësinë për të fituar tituj në të ardhmen.

Por s’mbaron me kaq sepse edhe Arsenali është një pretendent për Adrien Rabiot dhe këto tre ekipe i ofrojnë mundësinë për të treguar veten edhe në Champions League sezonin vijues.

Bëhet fjalë për ekipe në të cilat rivaliteti është shumë i ashpër por njëkohësisht tregojnë se lojtari në fjalë është në një moment tejet pozitiv në karrierë.

Me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e finalizoi sezonin e pestë, të shoqëruar me 5 gola dhe 3 asiste në 31 sfida, të cilit i duhet të tregohet i kujdesshëm gjatë kësaj periudhe shumë deçizive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy