Uvil Zajmi, gazetar sportiv, tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se në ndeshjen me Jordaninë, Kombëtares i jep mundësisa për të alternuar lojtarër, një test që do ta dëshironte çdo skuadër.
Jepet mundësia për të alternuar lojtarët, një test që do dëshironte çdo skuadër, aq më tepër pas një fitoreje dhe rezultati të tillë.
Mundësitë janë për të parë lojtarët që kanë në dispozicion. Duke alternuar dhe duke pasur vëmendjen. Duhet fituar se është në vazhdën e krijimit të një emocioni që ndihmojnë në takimet e ardhshme.
Gjykoj se duke qenë se kam pasur një kontakt me mjedisin, ka seriozitet dhe korrektesë, dhe nuk duan të jetë një ndeshje miqësore dhe kaq. Luhet me ekip të panjohur që e ka siguruar daljen në botëror.



