
Largimi nga Barcelona rezultoi një ndër vendimarrjet më të suksesshme në karrierën e Philippe Coutinhos .
Braziliani e ka gjetur komoditetin në Premier League , aty ku la shenjë me Liverpoolin dhe Aston Villa e ka fatin e të paturit në dispozicion një lojtar të këtij kalibri. Shumë shpejt Steven Gerrard e ndihmoi të riadaptohet tek londinezët të cilët e vlerësojnë të kripur klauzolën prej 40 milionë eurosh dhe po tentojnë që ti bindin ‘’ Los Cules ‘’ ta ulin stekën sepse 29 vjeçari po shijon një rini të dytë në ‘’ Villa Park ‘’ .
Menjëherë pretendentët janë shfaqur , dhe ky i fundit nuk është dosido por klubi më i fuqishëm në planet .
Newcastle United po i sheh rezultatet e merkatos dhe kërkon të befasojë me transferimin e asit në ‘’ St James Park ‘’.
Peticioni i Eddie Howes është i qartë për Al-Rumayyan për një lojtar që ka impresionuar me ‘’ Los Villanos ‘’ duke ia mbyllur automatikisht gojën Barcelonës që nuk e vlerësoi kur mbronte ngjyrat kuq e blu.
Spanjollët investuan 135 milionë euro në janarin e 2018-tës për ishi-n e Interit por me kalimin e kohës i bëri të pendohen drejtuesit sepse nuk mundi të bëjë shumë në metrat e fundit duke impulsuar largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Fërkimi i duarve ka filluar tashmë sidomos kur flitet për një ekip tepër potent, i gatshëm të bëjë gjithçka për tu përfshirë në eliten europiane dhe për Barcelonën konsiderohet prioritet absolut shitja e mesfushorit nga Rio De Janeiro përpara 30 qershorit për ti dhënë një frymëmarrje arkave me qëllimin e rifutjes në merkato dhe të zgjidhen me kujdes përfaqësuesit e spanjollëve në të ardhmen .
Ambjenti tek bardhezinjtë mbetet shumë entuziazmues i cili është reflektuar edhe në rezultatet e fundit dhe sipas ‘ Sport ‘ po mendojnë një ofertë të parefuzueshme për Philippe Coutinhon për të cilin ja vlen të sakrifikohet sepse si duket Anglia është një inspirim pas peripecive në Katalunjë dhe falë Aston Villas po buzëqesh përsëri .



