
Jose Mourinho ka filluar planet për ndryshimin e Romës në merkato. Rikthimi i ‘’ The Special One ‘’ pas 11 sezonesh në Serinë A është përfolur shumë sepse konceptohet si një ndër goditjet më interesante . 58 vjeçari nga Setubali ka nisur sulmin në funksion të ndërtimit të një skuadre kompetitive me të cilën do të kërkojë të ndryshojë historinë e Calcios dhe gjithashtu thyerjes së akullit në kompeticionet europiane . Por për realizimin e një objektivi të tillë duhet një merkato dinjitoze me lojtarë që përshtaten me filozofinë e luzitanit. Një ndër më të mirët e botës në training është kthyer në retrospektivë , pikërisht tek ish skuadra e tij sepse preferon dy elementë kryesorë të mesfushës si Erick Lamela dhe Lucas Moura .
Sipas ‘’ Football London ‘’ si argjentinasi ashtu edhe braziliani kanë rezultuar gjithmonë determinantë për llogari të ‘’ Spursave ‘’ dhe tashmë do të tentohet ribashkimi i rrugës me ish nxënësit shembullorë . Planifikimi i drejtuesve kryeqytetas për vijimësinë po ecën me hapa intensivë sepse duke njohur mentalitetin e Jose Mourinhos nuk ka si të jetë ndryshe . Problematikat e këtij sezoni i kanë dhënë një leksion të rëndësishëm drejtuesve të ‘’ Verdhekuqve ‘’ për mospërsëritjen e tyre në atë vijues , çështje që me shumë mundësi nuk do të ndodhë sepse në stolin e Romës do të ulet një ndër më të famshmit në qarkullim.
Megjithatë opsionet për transferimin në ‘’ Olimpico ‘’ nuk i lënë në hije spastrimet që mendon të bëjë ishi i Tottenham Hotspurit i cili ia ka vënë gishtin Pedro Rodriguezit për arsye të kritikave të shumta ndaj trainerit të lindur në Setubal në kohën kur mbronte ngjyrat e Chelseas . Në lidhje me Erick Lamelan dhe Lucas Mouran duhet të shtohet se do ti krijonin lehtësira të ndjeshme repartit ofensiv për vetë faktin e karakteristikave që mbartin të cilat përputhen mjaft mirë me skemat e lojës që praktikon Jose Mourinho .
Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt final , sezoni i ardhshëm sidomos në Serinë A do të spikasë për vetë faktin se ky kampionat do të ketë përsëri fatin e pasjes në gjirin e tij një bishë të trainingut , mentaliteti i të cilit do të shëndërrohet në kundërshtarin më të rrezikshëm të skuadrave me emër.



