Mikel Merino, në listën e Juventusit

Mikel Merino, në listën e Juventusit

Tek Juventusi ka filluar të punohet intensivisht në lidhje me merkaton e verës.

Një ndër pozicionet ku priten më shumë ndërhyrje është mesfusha, i cili nuk e ka bindur aq sa duhet trainerin Massimilliano Allegri.

Së fundmi kanë qarkulluar shumë emra në kampin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ duke patur parasysh që Adrien Rabiot mund ti japë fund eksperiencës në fundin e sezonit.

Ndër më të preferuarit e trainerit italian vijon të jetë Teun Koopmeiners i Atalantës, një nxënës shembullor i Gian Piero Gasperinit.

Mirëpo, duke iu referuar vështirësisë për arritjen e këtij objektivi, drejtuesit e torinezëve po analizojnë edhe Mikel Merinon, protagonist tek Real Sociedadi në sezonin aktual.

Lajmi është publikuar nga ‘ Tutomercatoweb ‘, dhe flitet për një komponent i cili e ka bërë krenar jo vetëm trainerin Imanol Alguacil por edhe atë të Spanjës Luis de la Fuente.

27 vjeçari shquhet për nivelin impresiones në aspektin taktik, saktësinë në pasime dhe gjithashtu në atë fizik, me anë të cilit ka rezultuar fitues i dyluftimeve në të shumtat e rasteve.

Por nuk mbaron me kaq sepse po vëzhgohen edhe Lewis Ferguson i Bolognas dhe Felipe Anderson i Lazios, lojtarë që e njohin shumë mirë Juventusin për arsye të përballjeve në të kaluarën.

Gjashtë sezone numëron Mikel Merino me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ dhe në aktualin ka kontribuar me 6 gola në 35 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy