Cristiano Ronaldo drejt kalimit tek Al- Nassr

Cristiano Ronaldo drejt kalimit tek Al- Nassr

 Interesi i Al -Nassr për Cristiano Ronaldon mund të jetë nisja e një eksperience të re për asin luzitan.

Arabët i kanë bërë një ofertë të parefuzueshme ‘’ Cr7 ‘’ e cila konsiston në një kontratë për dy vite e gjysëm nga e cila ishi i Sportingut të Lisbonës do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.

Sipas ‘ Marcas ‘ kjo ofertë e ka bërë sulmuesin ta mendojë seriozisht hapin e rradhës sepse përpos këtij fakti është një idhull i padiskutueshëm në këtë shtet .

Kontaktet kanë filluar dhe ndoshta e ardhmja e tij do të jetë në një ligë të një niveli i cili nuk ka të krahasuar me ekipet ku është aktivizuar Cristiano Ronaldo por shifra e lartpërmendur sigurisht që e ka bërë të mendojë ndryshe pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’. 

Gjatë kohëve të fundit 37 vjeçari është pretenduar edhe nga ekipe si Napoli, Bayern Munchen apo në Major League Soccer dhe gjithashtu është përfolur për një rikthim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por oferta e Al- Nassr duket se ka fituar terren dhe ndoshta shumë shpejt do ta shohim sulmuesin në një kampionat interesant siç është ai i Arabisë Saudite. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy