
Ukraina ka rezistuar vetëm 4 minuta ndaj Anglisë, teksa këta të fundit kanë kaluar në avantazh falë golit të Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham ka shfrytëzuar në maksimum një pasim të marrë nga Sterling, aty ku i vetëm me portierin Bushchan nuk ka falur, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Në fakt që në fillim anglezët u shfaqën më kërkues, duke luajtur në sulm dhe në minutën e 4-t ia dolën të zhbllokojnë rezultatin.
Vlen të theksohet se skuadra që do të kualifikohet në ndeshjen e sotme, do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinalen e Europianit.
LIVE: Ukrainë-Angli 0-1
Kane 4’



