Manchester United deklaron ofertën për Osmihen

Manchester United deklaron ofertën për Osmihen

   Problemet në metrat e fundit i detyrojnë drejtuesit e Manchester United të mendojnë seriozisht për merkaton e verës.

Shumë emra po qarkullojnë në ‘’ Old Trafford ‘’ , ndër të cilët spikat Ollie Watkins, Harry Kane, Goncalo Ramos por prioriteti i Erik Ten Hag vijon të jetë Victor Osmihen.

Nigeriani konsiderohet ndër më të mirët e Napolit, skuadër e cila është drejt fitimit të Scudettos.

24 vjeçari ka mahnitur me ‘’ Il Partenopei ‘’ , lojtar që spikat për fizikun, shpejtësinë dhe për faktin e të qënit fitimitar në të shumtat e rasteve në duelet një kundra një . 

Megjithatë, presidenti Aurelio Di Laurentis me kohë e ka deklaruar se nuk do të lejojë largimin e ishi-t të Lilles nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për më pak se 150 milionë euro dhe sipas ‘’ The Sun ‘’ dhe italianes ‘ Calcio ‘, ‘’ The Red Devilsat ‘’ tanimë kanë bërë gati çekun prej 100 milionë eurosh për golashënuesin e Napolit.

Një kalim në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të shoqërohej sigurisht me një rrogë më të madhe por oferta e 20 here kampionëve të Premier Leagues konsiderohet ende larg pritshmërive të numrit një të italianëve .

Parashikohej një qëndrim i tillë pasi në të kundërt largimi i Victor Osmihen do ti prishte skemat e Luciano Spallettit , i cili ka ndërtuar një ekip shumë kompetitiv , në Calcio dhe Champions League.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy