Qatip Osmani: Barazimi me Erzenin, rezultat i drejtë

Qatip Osmani: Barazimi me Erzenin, rezultat i drejtë

Trajneri i Vllaznisë, Qatim Osmani, foli për MCN TV, pas debutimit, ku barazoi me Erzenin.

Osmani deklaroi se skuadra donte fitoren, por shtoi se barazimi ishte rezultat i drejtë për atë që prodhoi fusha.

Të gjithë prisnim më mirë. Prisnim të paktën fitoren. Shumë hapësira i lejuam kundërshtarit. U munduam pjesën e dytë të freskojmë diçka, por nuk ia dolëm. Ndoshta ky është rezultati i drejtë.  

Nëse do e nisja ndeshjen nga fillimi, ndoshta do e shtyja ekipin më përpara.

Kemi bërë dy stërvitje së bashku, tekniko-taktike. Jemi koncentruar në problemet e së kaluarës. Kemi lojtarë me kualitet të cilët janë të lënduar. Janë lojtarë me rëndësi për ekipin, por duhet të koncentrohemi me lojtarët që kemi në dispozicion. Lojtarët që ishin sot mund të bëjnë më mirë. Presim rezultate më të mira.

Duhet të kalojmë disa ndeshje dhe të kem  një vlerësim konkret për të gjithë lojtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy