Manchester United , çmenduri për De Jong

Manchester United , çmenduri për De Jong

 Në javët e fundit janë shtuar zërat për një divorc ndërmjet Barcelonës dhe mesfushorit Frenkie de Jong .

Hollandezi nuk ka arritur ta bindë Xavi Hernandezin se duhet të vijojë eksperiencën në Katalunjë por gjithsesi ofertat në drejtim të tij asnjëherë s’kanë munguar .

85 milionë eurot e shpenzuara nga spanjollët në merkaton e 2019-tës i kanë lënë të pakënaqur drejtuesit por Manchester United mendojnë ndryshe dhe janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën Erik Ten Hagut.  

Në ‘’ Old Trafford ‘’ është menduar një ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon për 25 vjeçarin, e cila në plan të parë konsiderohet e parefuzueshme .

Frenkie de Jong mbetet një lojtar tejet i talentuar pavarësisht se nuk i ka ecur me katalanasit të cilët në pjesën e dytë të sezonit arritën të rikuperonin shumë nga terreni i humbur dhe në sezonin e ri sigurisht do të pretendojnë protagonizmin në çdo kompeticion.

E ardhmja tek ‘’ Blaugranët ‘’ shikohet me shumë skepticizëm sepse në tre sezone s’ka mundur të bëjë sa duhet për këtë ekip , gjatë të cilave numëron 13 gola dhe 17 asistë në 137 sfida dhe në sajë të problemeve ekonomike bashkuar  faktin se pretendohet nga Manchester United , drejtuesit e kuq e bluve mund ti japin dritën jeshile largimit të Frenkie de Jong i cili mund të ribashkohet me ish trainerin e tij.

Anglezët shikojnë tek Erik Ten Hag trainerin që do të mund ti nxjerrë nga balta pas dështimit absolut të Ralf Rangnick i cili shkaktoi shumë pakënaqësi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe demostroi se nuk është i denjë për të drejtuar një ekip elite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy