Manchester United dhe Juventus  duel për Oblak

Manchester United dhe Juventus duel për Oblak

Portieri Jan Oblak ndodhet përpara një situate të vështirë sepse akoma nuk e ka vendosur të ardhmen .  Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2023- shit për Atleticon merkatoja verore konsiderohet një shans që s’duhet humbur sepse në të kundërt do të rrezikonin largimin e tij nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ me parametër zero .

Fakti se ‘’ Los Colchoneros ‘’ ende  nuk kanë arritur fundin e lumtur në lidhje me këtë çështje ka impulsuar  Manchester United dhe Juventusin që  kanë shpallur kandidaturën për Jan Oblak  .

Klauzola e prishjes së kontratës së 28 vjeçarit arrin 100 milionë eurot , shifër e majme kjo për skuadrat respektive.  E kaluara e afroi gardianin e spanjollëve me Paris St Germain por firmosja me Gianluigi  Donnarumman e ka lënë të kënaqur  Mauricio Pochettinon .

Gjithsesi  shpresat e kampionëve në fuqi të La Ligas për të evituar largimin e Jan Oblak mbeten prezente por rendimenti i shkëlqyer i tij impulson aksionet e skuadrave përkaëese për t’ia rrëmbyer Atleticos . 

Momentalisht kjo çështje konsiderohet në pikpyetje dhe zgjidhja e vetme mbetet merkatoja e verës .

Një faktor që e mundëson ndërrimin e ambjentit është të qënit pjesë e një skuadre historikisht të suksesshme , aty ku do të ketë shansin për të rritur cilësinë dhe sigurisht shtimin e trofeve në aspektin  individual dhe kolektiv .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy