U largua nga Vllaznia, Da Silva do të vazhdojë karrierën te Partizani

U largua nga Vllaznia, Da Silva do të vazhdojë karrierën te Partizani

Victor Da Silva, ishte një nga largimet e rëndësishme te Vllaznia në këtë merkato vere. Pas diskutimeve, dy palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin mes tyre dhe të mos rinovojnë kontratën.

Braziliani si lojtar i lirë që është, nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. 27-vjeçari në sezonin e ri, do të jetë pjesë e Partizanit.

Palët kanë arritur marrëveshjen prej ditësh, por zyrtarizimi mungon, për shkak se lojtari ende nuk është në 100% të tij, për sa i përket gjendjes fizike.

Da Silva pësoi një dëmtim në finalen e Kupës dhe nuk është rikuperuar ende. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Partizanit duan që lojtari të jetë gati, për të zyrtarizuar më pas marrëveshjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy