
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, duke folur për një rihapje të mundshme të basteve sportive, deklaroi se në rast rikthimit, qeveria duhet t’i kontrollojë vetë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se të ardhurat që do të vinin nga bastet sportive online, do ishin një ndihmë e madhe për sportin dhe jo vetëm.
Bastet sportive online, kanë shkuar në duar të tjera, ndërkohë që mund të shkonin te qeveria. Ka një rëndësi të madhe, që të paktën këto aktorë, do marrin një buxhet më tepër dhe do të jetë një ndihmë. Sigurisht nëse shkojnë kështu siç thuhet. Sporti, rinia dhe kultra do kenë ndihmën e tyre. E gjithë bota e drejton vetë, mund ta drejtonte edhe qeveria vetë dhe të kishim më tepër kontroll. Qeveria e lejon, qeveria e ndalon dhe për mendimin tim, më mirë ta marrin ata, me 2-3 privatë dhe e kontrollon vetë. Ndarja është gjithmonë e mirë. Greqia 3-4% e ka vetëm për sportin.



