
Real Madridi vijon me këmbnguljen e pashtershme për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe tashmë është vënë pas Leonardo Spinazzolas . Italiani deri në këtë moment ka treguar se është një lojtar që duhet patur në konsideratë sepse po zhvillon një Europian për tu patur zili me ‘’ Azurrët ‘’ të cilët vijojnë të qetë rrugën drejt suksesit. Carlo Ancelotti është shprehur me supelativa për 28 vjeçarin e Romës dhe ka vënë në dijeni drejtuesit për të filluar tratativat për transferimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Qëllimi i teknikut të famshëm është aplikimi i rrjeshtimit 3-5-2, skemë e cila tashmë është në modë në arenën europiane . Nëse do të ketë fatin e veshjes së bluzës së ‘’ Los Blancos ‘’ Leonardo Spinazzola do të krijonte një problem për mbrojtësin Ferland Mendy i cili ka patur mundësinë e të qënit titullar me Zinedine Zidane por do të vihej disi në vështirësi sepse anësori i Romës preferohet shumë nga bashkombasi i tij .
Me këto konkluzione të nxjerra e ardhmja e francezit tek ‘’ Galaktikët ‘’ do të konsiderohej skeptike sepse po mendojnë për të fuqizuar arkat në mënyrë që të kenë në dispozicion potencialin e duhur për transferimin e të tjerë lojtarëve , sepse figura e Carlo Ancelottit do të jetë një avantazh shumë i madh për madrilenët për arritjen e sukseseve . Në lidhje me këtë situatë Real Madridi duket se e ka asin nën mëngë dhe është fokusuar tek progresi i talentit Miguel Gutierrez që ka shkëlqyer me skuadrën e të rinvje dhe po mendon shitjen e Ferland Mendy që i ka kushtuar në total 55 milionë euro .
Sezoni për Leonado Spinazzolan është mbyllur me 39 ndeshje , 2 gola dhe 8 asiste dhe interesi i Real Madridit pa dyshim do të prodhojë shumë sadisfaksion për ishi-n e Juventus që ka e ka rritur kualitetin gjatë viteve të fundit .



