Andrea: Anglia ka brez shumë të mirë lojtarësh, por nuk bën dot hapin final

Andrea: Anglia ka brez shumë të mirë lojtarësh, por nuk bën dot hapin final

Enea Andrea, duke folur për Botërorin, u shpreh se ky është një kampionat ndryshe nga të kaluarit, por nuk e do.

Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Andrea u shpreh se do të ishte shans i madh që Anglia të fitonte një trofe me këtë brez lojtarësh, por nuk bëjnë dot hapin final.

Jam tifoz me Italinë dhe kam qenë i qetë këtë Botëror. Shikoj stadiumet që nuk mbushen kurrë. Tifozë të sforcuar që kanë shkuar deri në Katar. Ky Botëror nuk të ndez atë emocionin e madh. Është një kampionat ndryshe, por unë nuk e dua kështu.

Do ishte shans i madh për Anglinë, që të merrte trofe me këtë brez lojtarësh që ka. Anglia ka grup lojtarësh shumë të mirë, është një skuadër ndryshe nga ajo Angli që kemi parë më përpara, por nuk po arrin dot të bëjë këtë hapin final. Nuk arrijnë dot të kurorëzojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy