Xhixho: Elbasani dhe tifozët do i tregojnë skuadrave të Superiores si mbështetet skuadra

Xhixho: Elbasani dhe tifozët do i tregojnë skuadrave të Superiores si mbështetet skuadra

Gazetari, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ngjitjen e Elbasanit në Superiore.

Sipas tij, tifozët verdheblu kanë dhënë leksion nga Kategoria e Parë, ndërsa shtoi se do i mësojnë Superiores si mbështetet skuadra.

Sa bileta ka shitur Elbasani këtë sezon, nuk ka shitur asnjë skuadër këtë sezon, as në Superiore. Më vjen mirë që ky leksion vjen nga Kategoria e Parë. Sezonin e ardhshëm skuadrat e mëdha, do shikojnë nga Elbasani dhe tifozeria, si mbështetet ekipi brenda dhe në transfertë.

Xhixho u ndal edhe tek Egnatia, për të cilët tha se kanë treguar stabilitet gjithë sezonin.

Nuk do e ndaja me cilësinë. Egnatias do i evidentoja stabilitetin. Kur lëvizin mekanizmat në pjesën e parë, nuk është Egnatia që jemi mësuar, por nëse gjërat janë në vendin e vet, i kanë krijuar mekanizat. Luajnë një futboll të qartë. Është një nga skuadrat që shënon më shumë. Kanë krijuar stabilitet javë pas jave, si në lojë dhe në rezultate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy