
Ditët e fundit ka nisur dhe një përplasje e fortë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës, e cila është aksionere në klubin e futbollit Tirana.
Gazetari i sportit Edi Hajdini, duke bërë një paralele të të gjithë asaj se çfarë po ndodh sot në futbollin shqiptar, tha në “MCN live” se e gjithë kjo luftë pretendohet të përfundoj më 2 mars kur do të zgjidhet edhe kryesia e Federatës shqiptare dhe se më politika nuk do të flas për këtë pjesë të futbollit.
“E gjithë lufta po bëhet për asamblenë e datës 2 mars, ku do të zgjidhet kryetari i Federatës, me këtë mandat mbyllet dhe sdo të flas më politika për këtë pjesë të futbollit, futbolli pastaj do të flas në pjesën e vet.



