City zgjedh zëvëndësuesin e Sterling

City zgjedh zëvëndësuesin e Sterling

 Raheem Sterling prej kohësh është konsideruar opsioni B i Pep Guardiolas dhe drejtuesit e Manchester City-t po mundohen ti gjejnë një tjetër strehë xhamajkanit.

‘’ The Citiziens ‘’ s’mund ta harrojnë kontributin e dhënë nga sulmuesi të cilit duhet ti gjehet një zëvëndësues i përshtatshëm për të mos prishur skemat e Pep Guardiolas .

Spanjolli i cili konsiderohet një teknik tepër i kujdesshëm dhe që e vlerëson çdo gjë me detaje është befasuar nga Buyako Saka, lojtar që ka shpërthyer tek Arsenali dhe i ka ngjitur menjëherë shkallët e suksesit .

20 vjeçari karakterizohet si një lojtar shumë i guximshëm dhe i rrezikshëm përpara portës i cili e ka shtuar cilësinë në ofensivën e ‘’ The Gunnersave ‘’  dhe Pep Guardiola e vlerëson si idealin për të mbushur boshllëkun që do të lërë largimi i  Raheem Sterling, gjithmonë nëse do të vendosë ti japë lamtumirën ‘’ Etihad Stadium ‘’.

Përveç Manchester City-t, interesi është zgjeruar për Buyako Sakan për të cilin luftojnë fuqishëm edhe  Manchester United,  Paris St Germain dhe Juventus.

Aktualisht në Londër nuk mendohet shitja e Buyako Sakas por kjo ngjarje mund të marrë një tjetër drejtim nëse oferta e sheikëve të  ‘’ Qytetarëve ‘’ do ti bindë drejtuesit e kryeqytetasve për këtë lojtar që e ka justifikuar besimin e Mikel Artetas me paraqitjet e bëra. 

Sigurisht mbetja jashtë finales së madhe të Champions Leagues  ka shkaktuar një pakënqësi tek kampionët në fuqi të Premier Leagues të cilëve si mbetet gjë tjetër veçse të shohin përpara sepse i presin sfida të tjera dhe duhet gjithmonë të japin maksimumin për të arritur sukseset .

12  gola dhe 6 asiste  në 39 sfida flasin për një lojtar interesant , i aftë për të bërë diferencën në momente të vështira dhe por duke qenë se Manchester City është një rival direkt në kampionat , Arsenali ka një arsye shumë të fortë për të siguruar qëndrimin e britanikut edhe për shumë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy