
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin "Skaner" në MCN TV, për barazimin mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Starova deklaroi se ky është një rezultat i pranueshëm për të kuqtë, ndërsa shtoi se kishin më shumë raste për shënim.
Partizani e filloi mirë ndeshjen dhe luajti shumë mirë në pjesën e parë, ishin më mirë se Vllaznia. Kishin më shumë raste. U ndje ajo dëshira që vjen pas fitores në derbi.
Në pjesën e dytë, përsëri rastet i kishte Partizani. Të kuqtë u shtangën nga ndryshimi i skemës te shkodranët. Partizani mori një rezultat të pranueshëm pas derbit.
Nuk është e lehtë të luash ndaj Vllaznisë, sepse të dyja skuadrat janë për titull.



