Pedri, objektiv i Manchester City-t

Pedri, objektiv i Manchester City-t

  Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës Manchester City parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët.

Potenciali i presidentit Al Mubarak i jep një lloj sigurie ‘’ Qytetarëve ‘’ në lidhje me transferimet, edhe pse jo në çdo rast arrihen objektivat.

Traineri Pep Guardiola i cili shquhet si një ndër më kërkuesit i ka ndryshuar anglezët në çdo aspekt dhe kërkon përmirësimin e mëtejshëm.

Pedri është shëndërruar në objektivin e rradhës, një ndër më determinantët tek Barcelona.

22 vjeçari konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit dhe traineri Hansi Flick por gjithsesi i famshmi ‘’ Pep ‘’ do të mundohet ta bindë për të nisur një tjetër eksperiencë larg ‘’ Camp Nout ‘’.

Pa dyshim që përgjigjja ka qenë e menjëhershme nga katalanasit, të cilët e konsiderojnë pjesë të së ardhmes në mënyrë të padiskutueshme.

Jo vetëm tek ‘’ Blaugranët ‘’ por edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes Pedri është një ndër më të rëndësishmit, i cili vijon të rikonfirmojë cilësitë në çdo sfidë.

Sezoni aktual është i pesti në rradhët e ish fituesve të La Ligas dhe Champions Leagues, i shoqëruar deri në këtë moment me 5 gola dhe 7 asiste në 43 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy