Fitorja e djeshme e Juventusit kundër Napolit nxorri në pah edhe njëherë cilësitë e Kenan Yildiz.
Turku është tashmë një referent tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe së fundmi Real Madridi ka shfaqur interes për të.
Pritet një ofensivë nga krerët e ‘’ Los Merengues ‘’ gjatë merkatos së verës për 20 vjeçarin, një ndër më të spikaturit në arenën europiane.
Kapaciteti për të bërë diferencën gjatë sfidave ia ka lartësuar ndjeshëm vlerat, i cili e ka bërë me dije se një ditë pretendon të jetë pjesë e La Ligas.
Mirëpo Kenan Yildiz e ka të gjithë kohën në dispozicion dhe me kontributin e deritanishëm tek bardhezinjtë evidenton se e pret një e ardhme e shkëlqyer.
Tek ‘’ Los Blancos ‘’ po planifikohet çdo gjë me qetësi për të evituar prapakohët gjatë merkatos së verës, determinante për cilindo ekip.
Në sezonin e tretë me ish rekordemenët e Serisë A nxënësi i Luciano Spallettit deri më tani numëron 9 gola dhe 7 asiste në 29 sfida dhe interesi i gjigandëve të Spanjës dhe jo vetëm pritet të marrë analizën përkatëse.



