Liverpool në garë për Mbappe

Liverpool në garë për Mbappe

Dëshirës së madhe të Real Madridit për Kylian Mbappe ka menduar t’ia prishë planet Liverpooli i cili mendon ta tentojë transferimin e francezit në ‘’ Anfield Road ‘’ .

‘’  Galaktikët ‘’ do të ndihen shumë në siklet me  ‘’ The Redsat ‘’ pas dere pavarësisht se janë një hap përpara  për 23 vjeçarin .

Gjatë  kësaj kohe  anglezët kanë menduar momentin e duhur për të sulmuar  për perlën e Paris St Germain dhe  sipas ‘ Daily Express ‘ kanë nisur negociatat me agjentin e tij për ta bindur të ndërrojë mendje dhe të zgjedhë Livepoolin.

Prej vitesh britanikët kanë zhvilluar një duel emocionues  me ‘’ Los Merengues ‘’ dhe besohet se kësaj historie do ti vijë shumë shpejt fundi , pse jo me një verdikt ndryshe .

Strategjia e ndjekur nga drejtuesit ka të bëjë me komunikimin me njerëzit e afërt të Mbappes për ndryshimin e vendimarrjes  dhe momentalisht gjithçka qëndron e hapur duke etiketuar ‘’ Les Pariziens ‘’ si humbës në këtë histori dhe gjigandët e Premier Leagues do të masin forcat me potencialin e Florentino Perezit , i cili e ka treguar gjithmonë se mund të bëjë çdo çmenduri për madrilenët.

Kampioni i botës është në një moment ideal në karrierë sepse në lojë janë objektiva madhorë dhe theksi vihet tek fitimi i Champions Leagues për të mbyllur eksperiencën në ‘’ Parque de Prince ‘’ me një sukses të ëndërruar prej vitesh e më pas të bëhet gati për të startuar një tjetër etapë , tek një ndër klubet më të suksesshëm .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy