Marcel Sabitzer është zyrtarisht lojtari më i ri i Borussia Dortmund. Mesfushori është larguar nga Bayern Munich dhe do vazhdojë karrierën te rivalët verdhezi. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i Dortmund, që ka komunikuar firmën me lojtarin për katër sezone. “29-vjeçari vjen nga FC Bayern dhe tani po forcon BVB në mesfushë. Sabitzer përfundoi sot kontrollin mjekësor në Dortmund dhe më pas nënshkroi një kontratë pune të vlefshme deri më 30 qershor 2027.”-shkruan Dortmund.



