Juventusit i janë rikthyer ditën e sotme, 15 pikët e hequra nga Federata Italiane, pak muaj më parë.
Bardhezinjtë pas dënimit, kundërshtuan vendimin, mbi çështjen e plusvalencave, duke cilësuar si të parregullt dhe të pabazuar në rregullore, vendimin për heqjen e pikëve. Pas verifikimit, klubit nga Torino ju dha e drejtë nga Bordi i Garancisë së Sporteve "CONI" (Komiteti Olimpik Italian) dhe është anuluar vendimi i mëparshëm.
Megjithatë vendimi i sotëm parashikon që çështja të kthehet për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane. Që do të thotë se mund të ketë dënime në të ardhmen për bardhezinjtë për këtë çështje.
Kjo mund të ndodhë në një periudhë tjetër dhe kjo nuk parashikohet në sezonin aktual. Me rikthimin e pikëve, Juventusi mban vendin e tretë në renditje me 59 pikë të grumbulluara.



