
Në këtë fazë të parë të sezonit janë vënë re jo pak probleme në ofensivën e Milanit.
Të besuarit e Massimilliano Allegrit nuk kanë qenë edhe aq bindës dhe drejtuesit menjëherë kanë përveshur mëngët në lidhje me merkaton e janarit.
‘’ Djalli ‘’ natyrisht synon protagonizmin në çdo kompeticion dhe kësaj rradhe krerët i kanë tejkaluar kufinjtë dhe janë përqëndruar në Argjentinë, konkretisht tek Godoy Cruz.
Santino Andino ka impresionuar deri në këtë stad të sezonit, një ndër kampionatet më kompetitivë të Amerikës së Jugut, për të cilin po lufton edhe River Plate.
Interesi i shtatë herë kampionëve të Champions Leagues ia rrit automatikisht vlerat 20 vjeçarit, i cili mund të nisë eksperiencën e parë në kontinentin e vjetër.
Megjithatë, edhe presidenti i ‘’ Los Millonarios ‘’ Stefano Di Carlo është i gatshëm të japë maksimumin por interesi i ‘’ Djallit ‘’ e vë në dyshim arritjen e objektivit.
Fakti i të luajturit në një ndër ligat më prestigjoze siç është Seria A është një tundim për Santino Andinon, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt.
Do të jetë një periudhë përcaktuese për lojtarin nga Mendoza, i cili mund të ketë privilegjin e të qënit pjesë e një ndër ekipeve më të famshëm në futboll.



