Largimi i brazilianit Nejmar nga Barcelona drejt PSG-së për shumën rekord prej 222 milionë eurosh është padyshim çështja e momentit në gjithë botën e sportit.
Për transferimin që do të thyejë të gjitha rekordet, ka reaguar edhe Lionel Messi.
Argjentinasi nuk ka humbur kohë për të përshëndetur ish-shokun e tij të skuadrës,
“Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty, mik. Të uroj shumë fat në fazën e re të jetës tënde. Shihemi! Të dua shumë!”, ka shkruar Messi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.
Fjalë të ëmbla, fjalë zemre, pa asnjë ekzagjerim, të shoqëruara edhe me një video të dyshes “MN”, ku shfaqen disa nga çastet më të bukura me fanellën e Barcelonës. Tani e gjithë bota pret një përballje të tyre në Ligën e Kampionëve, aty ku ndeshen më të mirët, për fronin e më të mirit!



